Bllokohen në Qafë Botë 145 220 paund, pranga 25 vjeçarit

532
Sigal

Policia dhe Dogana bllokojnë në Qafë- Botë 145 220 paund. Në pranga ka rënë shtetasi Denis Duro 25 vjeç banues në Korçë, me akuzën për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”

Policia thotë se ky shtetas duke udhëtuar me automjetin tip Mecedes-Benz Sprinter, me targa BV 67 KWN, ka hyrë nga Greqia për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë -Botë, Sarandë.

“Shtetasi Denis Duro në hyrje në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë, ka deklaruar mallrat që transportonte, lavatriçe dhe frigoriferë, ndërsa shumën e parave nuk e ka deklaruar, por e kishte fshehur” sqaron policia.