Bllokohen 6 celularë në burgun e Fierit, si u tentua të futeshin përmes pakove postare

567
Sigal

Sekuestrohen 6 telefona celularë që tentonin të futeshin në burgun e Fierit.

Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se telefonat ishin fshehur në disa pako postare, ndërsa do u dërgoheshin 2 të burgosurve.

NJOFTIMI I POLICISË
Kapen 6 celularë në burgun, tentuan t’i fusin me pako postare në IEVP Fier

Gjashtë telefona celularë janë kapur nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Fier, pasi ishin dërguar përmes pakove postare tek dy shtetas që ndodhen në këtë institucion, njëri duke vuajtur dënimin dhe tjetri i paraburgosur.

Celularët ishin fshehur në brendësi të dy aparateve dekoderë dixhitalë për TV, për t’i shpëtuar kontrollit të shërbimit të IEVP. Në datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar, për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektroshtëpiake, që ju dërgohen të burgosurve, në aparatin dekoder dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung.

IEVP Fier ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve. Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

foto 1

foto 2

foto 3