Bllokohen 19 kamionë kontrabandë me krom dhe inerte

411
Sigal

Pas reportazheve të “Telegraf” dhe të sindikalistëve për mafien e kromit në Bulqizë, shteti reagon

Në mënyrë të vazhdueshme, gazeta “Telegraf” dhe sindikalistët e Bulqizës dhe kreu i Federatës të Sindikatave të Pavarura, Kol Nikolla, për veprimtarinë kriminale të mafias të kromit në zonën mineralmbajtëse të Bulqizës dhe rrethinave të tjera, përqark, dje bllokohen në Qarkun e Lezhës 15 kamionë të ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me inerte, për të cilët transportuesit nuk kishin dokumentacionin përkatës tatimor. Nga kontrolli i ushtruar ne aksin rrugor Milot-Laç, është bërë i mundur bllokimi i 19 kamionëve, nga të cilët 15 të ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me inerte. Shuma totale e ndaluar e mineralit të kromit,   është mbi 500 tonë, dhe kuptohet se evazioni fiskal është me miliona euro ditore, nga kjo veprimtari kriminale e mafias të kromit. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana jonë rezulton se materiali i ngarkuar me krom dhe inerte në këta kamionë, nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe shoqërohet me faturë të thjeshtë shoqërimi, ku nuk është shënuar sasia e mallit dhe as vlera e tij. Minerali u përket disa subjekteve të biznesit, të cilat operojnë në rrethet e Bulqizë dhe Dibrës. Por përveç mungesave në dokumentacionin tatimor, ndodh shpeshherë që automjetet të mbingarkohen dyfish, duke u bërë rrezik i madh për aksidente në rrugë, por edhe shkak për prishjen e rrugëve dhe të shtresës së asfaltit, duke  shkaktuar hapjen e gropave në mes të rrugës, të cilat  ato, paskëtaj, sjellin  pasoja mjaft dëmprurëse për gjithë sistemin rrugor. Materialet e çështjes do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim dokumentesh” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 180-25, dhe 190 të Kodit Penal.