Blindohet Vlora pas atentatit ndaj drejtorit të OSHEE, policia në gjurmët e autorëve të dyshuar

513
Forcat e policisë kanë blinduar qytetin e Vlorës dhe zonat përreth pas atentatit me armë zjarri ndaj drejtorit të OSHEE, Roland Saliu. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në mes të qytetit të Vlorës, në zonën e quajtur Sheshi i Flamurit. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën në vendngjarje kreu i OSHEE-së së Vlorës, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një tjetër person.
Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Fill pasi kanë qëlluar mbi objektivin e tyre, autorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja.
Rasti dyshohet të ketë qenë një atentat i mirëfilltë, pasi automjeti i autorit apo autorëve, ë ngjarjes është gjetur i djegur në një fshat të Vlorës.
Policia ka blinduar qytetin në të gjitha hyrjet dhe daljet. Mendohet se autorët janë larguar nëpër fshatrat e Vlorës.
Në pamjet nga vendngjarja shihen edhe një biçikletë dhe një palë shapka, ndërsa mësohet se i plagosuri që gjendet në spitalin rajonal, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve, ai ka marrë plumba në mënyrë rastësore.
Sigal