“Blindohet” Durrësi, policia aksion të madh me kontrolle të përforcuara

443
Kontrolle të përforcuara policie janë vënë re mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën e re të portit.

Postblloqet e policisë kalonin në sitë automjetet që hynin dhe dilnin nga Durrësi, duke ushtruar kontroll të imtësishëm tek disa prej tyre.

Nuk dihet ende pse policia e Durrësit ka përforcuar postblloqet dhe kontrollet e saj në një nga pikat hyrëse të qytetit të Durrësit.

Shtimi i numrit të automjeteve në qarkullim për shkak të fluksit të pushuesve dhe turistëve rrit mundësinë për regjistrimin e aksidenteve rrugore, dy prej tyre u regjistruan mbrëmjen e sotme në qarkun e Durrësit.

Muajin e fundit ka qenë i lartë edhe numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar në Durrës për shkak se kishin tejkaluar sasinë e lejuar të konsumimit të alkoolit, ndërsa janë në timon.
Sigal