Blindohet ambasada e SHBA-s në Tiranë

684
Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, ka vënë në gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare, të cilat kanë rritur sigurinë përreth selisë diplomatike që ndodhet ne rrugën e Elbasanit ne Tiranë.
Këtë të enjte pranë Ambasadës patrullonin më shumë efektiv të Policisë së Shtetit.
Burimet zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë konfirmojnë se uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë ne gatishmëri.
Për të përforcuar sigurinë, janë aktivizuar edhe agjentet e strukturës kundër terrorizmit.
Ata po monitorojnë nga afër jo vetëm Ambasadën Amerikane, por edhe selite e tjera diplomatike të rëndësishme që ndodhen ne kryeqytet.
Sigal