Bleu pica me euro false, policia arreston të riun nga Vlora

606
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat, pasi akuzohet se ka mashtruar me kartëmonedha false.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin E.Todi, banues në Dëllënjë të Vlorës. Mësohet se i riu bleu pica me 50 euro false.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar ne flagrancë shtetasin :
E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë, Vlorë.
Ky shtetas është paraqitur pranë një picerie ne lagjen ”Pavarsia”, me dy kartmonedha 50 euro të falsifikuara.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Falsifikimi monedhave”, të parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.
Sigal