Biznesmenit nga Korça i bëjnë gjëmën, ja çfarë i grabitën gjatë natës në fabrikë

472
Grabitet gjatë natës, një fabrikë në fshatin Drithas të Maliqit.
Policia e Korçës bën me dije se, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje zyrat e fabrikës në pronësi të shtetasit F.L, 54 vjeç, ku kanë mundur të marrin një sasi lekësh, një njësi kompjuterike si edhe automjetin në pronësi të këtij shtetasi tip “Mercedes-Benz”.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.
Sigal