Biznesmeni i ëmbëlsirave i jep fund jetës në kasollen e bagëtive

507
Një biznesmen i ka dhënë fund jetës gjatë ditës së sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Palavli të Delvinës dhe viktima është identifikuar si Fatmir Myrtaj, 48 vjeç, pronar i një pastiçerie në Tiranë. Burime nga policia thonë se Myrtaj, ish-emigrant në Greqi, është i divorcuar, prind i dy vajzave. Ai dy ditë më parë ishte kthyer në banesën e prindërve në fshat. Aty jeton babai i tij i paralizuar. 48-vjeçari është gjetur i vetëvarur në kasollen e bagëtive.



Sigal