Biondja italiane qëllon me dy plumba shqiptarin, policia në ndjekje të autores

79
Policia italiane është vënë në ndjekje të një 40-vjeçarje nga Itali, pasi dyshohet se ka plagosur një shqiptar 4 ditë më parë.
Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur San Donato di San Miniato në Itali, ku 40-vjeçarja, e pagëzuar si ‘biondja’, ka qëlluar me dy plumba drejt shqiptarit, duke e lënë të plagosur. 
Mësohet se arsyeja e plagosjes së shqiptarit, është ngacmimi që i ka bërë gruas së prej anëtarëve të një bande.
Këtë ë fundit, e kanë kapur ku kanë filluar duke e qëlluar me shkopinj, por edhe pse ai arriti të shpëtonte prej tyre, ka qenë ‘biondja’ që i ka dhënë goditjen e fundit.
Sipas mediave italiane agresorët të cilët dhunuan para se biondja të qëllonte i përkisnin komunitetit rom. Shqiptari ndodhet në spital, dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.