“Binjakët Lupen” i shpëtojnë drejtësisë italiane, kanë të njëjtën ADN

398
Të ashtuquajturit “binjakët Lupen”, 2 vëllezërit shqiptarë dukeshin të pakapshëm deri verën e shkuar, kur përfunduan në burg, të akuzuar për qindra vjedhje banesash në Italisë veriore. Edmond e Eduard Trushi, 30 vjeç, banues në “Castiglione delle Stiviere”, disa vjedhje i kanë kryer edhe në zonën e Friulit, raportojnë mediet italiane.
Në vitin 2014, karabinierët pikasën në Porcia një automjet tip “Mercedes klasi A”. Pas një ndjekje nga policia, shoferi braktisi makinën dhe u arratis në këmbë, ndërsa automjeti rezultoi i vjedhur më 2 tetor 2012, në Ferrara. Në automjet, hetuesit gjetën një bisht cigareje. Ekipi i Departamentit të Hetimeve shkencore konstatoi në cigare ADN-në që korrespondonte me atë të Eduard Trushit. Eduardi, i akuzuar për pranimin e mallrave të vjedhur, në seancën e djeshme doli i pafajshëm, pasi ai dhe Edmondi janë identikë. Ata kanë të njëjtën ADN, me dallime shumë të vogla që kërkojnë analiza të thella për t’u zbuluar, citohen hetuesit nga mediat italiane. Kështu, mbetet ende mister se kujt nga vëllezërit i përket ADN-ja e gjetur në makinë.
Sigal