Bilanci tragjik nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si është gjendja e të plagosurve

537
Sigal

Mësohet detaje të reja nga gjendja e të plagosurve në aksidentin që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një prej tyre paraqitet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 4 të tjerët e kanë kaluar rrezikun.

Jorgji Meraj është në gjendje të rëndë për jetën dhe është transferuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Haxhi Lamaj dhe Agron  Cecollari ndodhen në spitalin e Fierit në reanimacion po jashtë rrezikut për jetën. Sokol  Dhima ka dalë nga spitali, ndërsa Mënyr Lamaj ndodhet i shtruar në pavion, po ashtu jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se dy viktimat e këtij aksidenti të rëndë u identifikuan si Durim Lamaj, Fetah Shanaj.

Në aksident u përfshinë disa mjete, fillimisht një motor ishte përplasur nga një makinë, dhe më pas autobusi ishte ndalur për të dhënë ndihmën e parë. Psagjerët që kishin zbritur u morën përpara nga një mjet që parakaloi në mënyrë të gabuar, duke shkaktuar dhe bilancin tragjik.

Ndërkohë nga policia është ndaluar shoferi i mjetit që ka përplasur pasagjerët që kishin zbritur nga autobusi.

Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin makinat si edhe mungesa e ndriçimit në rrugë.