Bilanc lufte: Në 24 orë, 7 të vdekur dhe 10 të plagosur në asfalt

427
Sigal

Një fëmjë dhe një tjetër vdiqën, ndërsa dy të tjerë u plagosën,   në nja aksident të ndodhur mbrëmë rreth orës 20:54, në Gjirin e Lalzit si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Po dje, 1 i vdekur dhe dy të plagosur në aksidentin e Levan –Vlorë, ndërsa 1 i vdekur në një  tjetër aksident tragjik, që  ka ndodhur rreth orës 18:40 të mbrëmjes së djeshme në aksin Gramsh-Elbasan në vendin e quajtur Qerret. Policia bën me dije se automjeti i drejtuar nga Dorjan Tasa, ka rënë në një humnerë dhe për pasojë 33-vjeçari ka humbur jetën. Dje, në orët e para të mëngjezit, 3 të tjerë humbën jetën, si pasojë e aksidentit në aksin Kukës-Kalimash në vendin e quajtur Kolsh. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë humbur jetën në vendngjarje babë e bir Bashkim dhe Idajet Shpata përkatësisht 45 dhe 19 vjeç nga fshati Shëmëri, e Kukësit, si dhe 40 vjeçari Dem Saraçi nga fshati Kryemadh.