‘Bifteku fiorentin, fileto’, kodet që përdorte ‘kasapi’ shqiptar për shitjen e kokainës

538
Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Albenga-s, në bashkëpunim me policinë kufitare sapo ai zbriti në aeroportin e Genovas. Shqiptari ishte shpallur në kërkim për trafik droge, pasi e kishte shndërruar thertoren e tij si mbulim për aktivitetin e paligjshëm, ndërsa bashkëpunonte me dy shqiptarë të tjerë, një 25-vjeçar dhe një 28-vjeçar.
‘Liguria notizie’ shkruan se pas hetimeve rezultoi se shqiptari kishte investuar para të mbledhura nga droga për të blerë makina dhe më pas i shiste ato në Shqipëri.
Operacioni “Tender meat” u përmbyll me arrestimin e 14 personave. Gjatë kontrollit të ushtuar shqiptarit iu gjetën një kg kokainë dhe 16 kg marijuanë si dhe 39.500 euro. Gjatë hetimeve u zbuluan edhe kodet që përdorte banda, teksa bënte porositë për marijuanën dhe kokainën. Bifteku “fiorentin”, “brinjë” dhe “fileto” do të zëvendësonin peshën e barnave të ndryshme, 20, 10, 5 e kështu me radhë. Sipas policisë, biznesi i ‘mishit’ i sillte bandës rreth 50 mijë euro të ardhura në javë.
Sigal