Bie zjarr në një lokal në qendër të Cërrikut, nuk ka të lënduar

441
Një lokal në qendër të qytetit të Cërrikut është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një mbingarkesë në rrjetin elektrik.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia.
Sipas uniformave blu, nga zjarri nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në lokal.
Ndërkaq, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Sigal