Bie zjarr në godinën e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve

175

Një zjarr ka rënë në godinën e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Burime për Fax News bëjnë ditur shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në rrjet. Një nga automatet ka plasur dhe për pasojë është djegur rrjeti.

Bëhet e ditur se nuk ka dëme materiale në Autoritetin e Hapjes së Dosjeve. Po punohet për riparimin e defektit që ka shkaktuar flakën.