Bie zjarr në Fushë-Krujë, 80 mijë banorë ngelin pa drita

367
Sigal

Një pjesë e nënstacionit elektrik i cili furnizon me energji rreth 80 mijë familje në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Mësohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e fiderit me numër 14 ajo që ka shkaktuar përhapjen e flakëve në një perimetër të gjerë.

Burime bëjnë me dije se nënstacioni është shumë i vjetër dhe i amortizuar, i cili shkakton ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji të banorëve.

Ndërkohë  forca të shumta të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të vendosur nën kontroll situatën.