Bie në kontakt me rrymën elektrike, gjen vdekjen e menjëherëshme punonjësi i karburantit

432
Sigal

Sot, rreth orës 14:20, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, shtetasi V.P., 35 vjeç, banues në Kurbin, duke punuar në ambientet e një karburanti ka rënë në kontakt  me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.