Bie në kontakt me rrymën elektrike, dërgohet në spital në gjendje të rëndë 55-vjeçari

396
Sigal

Një person rreth 55-vjeç ka rënë në kontakt me kabujt elektrik në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Menjëherë është dërguar në Spitalin rajonal Lezhës në gjendje të rëndë ku edhe ka marrë ndihmën e parë.

Shkak për këtë është kabina elektrike totalisht e amortizuar dhe me derë të hapur.

Në këtë kabinë rrezikohen edhe fëmijët që kalojnë cdo ditë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ishull Lezhë, ndërsa sipas të dhënave paraprake mësohet se 55-vjeçari  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.