Bie në kontakt me energjinë, vdes në lokalin e tij 58-vjeçari nga Durrësi

473
Tragjik ka qenë fati i një 58-vjeçari, pronar i një lokali në Durrës, i cili ka humbur jetën pas kontaktit me energjinë elektrike.
Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth 12:30, në fshatin Sektor-Rinia të Durrësit. Burime zyrtaren nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije se viktimë ka ngelur shtetasi me inicialet A.K.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 24.08.2017, rreth orës 12:30, në fshatin Sektor – Rinia , Durrës, në lokalin e tij, shtetasi A.K. 58 vjeç, nga pakujdesia ka rënë në kontakt me tensionin e energjisë elektrike dhe ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal