Bie në kontakt me energjinë, vdes 26-vjeçari në Vlorë

478
Një i ri ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Sipas informacioneve të policisë së Vlorës, rreth orës 10:30 në spitalin rajonal ka mbërritur i pajetë shtetasi me inicialet D.B, ban ues në fshatin Karbnarë. Të njëjtat burime theksuan se 26-vjeçari ishte dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Dyshohet se i riu për shkak të lagështirës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, teksa viktima po tentonte të kryente disa riparime në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal