Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes një grua

548
Një grua, identiteti i të cilës nuk bëhet ende me dije, ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suç të Shkodrës, ku gruaja po kalonte në rrugë dhe ka rënë në kontakt me telat e energjisë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga informacion e para, bëhet me dije se telat ishin lënë në rrugë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pas prerjes së energjisë së paligjshme.
Sigal