Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 64-vjeçari

384
Sigal

Një 64-vjeçar ka humbur jetën në Maliq, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së të premtes, kur viktima Ramadan Muka, ishte duke punuar në çatinë e lokalit të tij.

Ai ra në kontakt me rrymën dhe më pas u nis me urgjencë për në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.