Berisha: Rama mori një çantë me euro nga Habilajt, në makinën e Sotës 4 persona

186
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar të tjera detaje të rëndësishme, se çfarë ndodhi në të vërtetë ditën e arrestimit të Orest Sotës, të cilit iu kapën mbi 800 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një statusi në Facebook, ish-kreu i qeverisë denoncon policinë se ka fshehur të vërtetën, pasi në makinë me Orest Sotën nuk ka qenë vetëm një person, por dhe dy persona të tjerë, në total 4.

Sipas Berishës dy personat e tjerë, kanë qenë njëri, Florian Habiljan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuza droge, ndërsa tjetri shoferi i Tahirit, të cilët morën ¾ e parave që ndodheshin në mjet.

“A mori edhe vetë Noriega një çantë me euro dhuratë nga Saimir Trafiku për të mbyllur skandalin me Orest Sotën?

Të dashur miq, të dhëna të pakundërshtueshme të dy ditëve të fundit faktuan:
– Se në makinën e Orest Sotës, byrazerit të Sajmir Trafikut nuk ishin dy, siç mashtroi Xhafa-Çako por
– katër persona, nga të cilët:
– Florian Habilaj dhe shoferi i Saimir Trafikut dhe se
– këta të dy kanë marrë me vete, para syve të policisë, çantat që përmbanin mbi 3/4 e eurove në makinë dhe se
– Xhafa-Çako janë shpërblyer shumë rëndë për fshehjen e këtij rrëmbimi.

Sot qytetari dixhital informon se një nga çantat plot euro ka përfunduar në zyrë të Noriegës. Policia deri dje, për të humbur gjurmët e vjedhjes u thoshte gazetarëve se ajo nuk i preku paratë, sepse po të donte i merrte dhe nuk tregonte, duke harruar se me këtë ajo sikur thoshte “hajdut jam, por këtë radhë kujtoni se kam vjedhur unë?!”, shkruan Berisha në faqen e tij Facebook.