Berat/ Zbulohen 1297 rrënjë kanabis, arrestohen 3 persona

403
Në qytetin e Beratit janë zbuluar e asgjësuar rreth 1297 bimë narkotike dhe janë arrestuar tre persona. Policia bën me dije se po procedon në gjendje të lirë edhe kryeplakun e fshatit Dardhë. Të arrestuarit janë shtetasit Abaz Mbrati 26 vjeç, 59-vjeçari Vasil Mbrati dhe 58-vjeçari Dine Mbrati, të tre banues në fshatin Dardhë. Gjithashtu, filloi procedimi penal dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë, banues në Vlorë. Këta 6 persona dyshohen si kultivues të bimëve narkotike. Për “moskallëzim” ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj kryeplakut të fshatit Dardhë, shtetasit me iniciale L. M.
Sigal