Berat, ushtronte aktivitet në Malin e Tomorit, procedohet Bledar Lato

570
Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 40-vjeçari që ushtronte aktivitet në Malin e Tomorit. Sipas burimeve zyrtare ka nisur ndjekja penale ndaj shtetasit Bledar Lato, i cili u kap me 50 m³ pllaka guri dekorativ.

Aksioni i policisë vjen një ditë pas denoncimit të kreut të bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu i cili deklaroi se në Malin e Tomorit operojnë rreth 30 biznese të paligjshme. Sipas Spahiut firmat i kanë 300 milionë lekë borxh bashkisë. Ndërkaq policia pohon se po vijon punën për procedimin e subjekteve të tjera që ushtrojnë aktivitet pa leje.
Sigal