Berat, tre persona me armë grabisin një pikë karburanti

461
Policia e Beratit njoftoi se sot, tre persona të armatosur kanë grabitur me armë një pikë karburanti në fshatin Poshnje. Në vendin e ngjarjes ishte i pranishëm punonjësi i karburantit, që deklaroi se shuma që iu vodh ishte rreth 270 mijë lekë.

Policia tha se “menjeherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje. Dyshohet se janë vjedhur rreth 270.000 lekë, në bazë të pretendimeve të punonjësi të karburantit. Janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore si dhe janë sekuestruar dhe pamjet filmike pasi objekti survejohej nga kamerat e sigurisë dhe tashmë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”
Sigal