Berat – Tenton të vrasë të riun, por rrihet brutalisht. 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim

427
Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pas një atentati të dështuar në Berat.

Burime zyrtare nga polici bëjnë me dije se arrestuan dje Violand Hoxhën, 38 vjeç, banues në Urë Vajgurore. Si dhe u shpallën në kërkim: G.H., 49 vjeç dhe P.H., 34 vjeç, të dy banues në Urë Vajgurore.

Arrestimi i Hoxhës u bë pasi ka tentuar të vrasë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasin D.H., 23 vjeç, banues në Urë Vajgurore, duke e goditur me mjetin kamionçinë, shtojnë të njëjtat burime. D.H. ka qenë duke drejtuar një motor kur është përplasur nga kamionçina.

Pas ngjarjes, ai është dërguar në spitalin e Beratit dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas atentatit të dështuar, G.H. dhe P.H., të afërmit e të dëmtuarit D.H. kanë plagosur rëndë Violand Hoxhën, i cili po merr mjekim në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit Violand Hoxha për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, dhe për shtetasit G.H e P.H për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Sigal