Berat/ Tentoi të dhunojë kunatën, më pas u hodh nga kati i dytë

500
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Beratit. Një 55-vjeçare, e identifikuar si V.P., ka dhunuar dhe goditur me mjet prerës kunatën e saj 52-vjeçare dhe më pas është vetëhedhur nga kati i dytë i shtëpisë së saj.

Policia njofton se 55-vjeçarja ndodhet në Spitalin Traumës në Tiranë dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 24.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen:
V.P, 55 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me mjet prehrës kunatën e saj, shtetasen V.P, 52 vjeçe, banuese në Berat.
Shtetesia V.P pas ngjarjes ka shkuar në banesën e saj dhe është vetëhedhur nga taraca e katit të dytë të banesës së saj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Sigal