Berat, shpërthen kaldaja e punishtes së bimëve medicinale, 2 të plagosur, 1 i arrestuar

424
Kaldaja e një punishteje të bimëve medicinale ka shpërthyer në Berat. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 19:00 në fshatin Molisht.
Nga shpërthimi i kaldajës janë plagosur dy persona, punonjës të punishtes dhe sipas policisë ata janë shtetasit me iniciale P.V 64 vjeç dhe M.K 51 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak.
Në lidhje me ngjarjen policia ka vënë në pranga shtetasin E.Begaj, përgjegjës për kontrollin teknik.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal