Berat: Sekuestrohen 23 kg hashash, arrestohet një person

426
Policia e Qarkut të Beratit ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një operacioni që përfundoi me sekuestrimin e 23 kilogramëve hashash. Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Komisariatin e Skraparit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Fatmir Veizi, 20 vjeç, banues në Berat. Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim shtetasi me inicialet B. M., 23 vjeç banues po në Berat. Sipas policisë, këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” , pasi në rrugën Skrapar- Përmet, në vendin e quajtur ura e Hambullit nuk i janë bindur urdhrit te policisë duke u larguar me automjetin e tyre.

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tyre dhe dy kilometra nga vendi ku është tentuar ndalimi i tyre, gjeti automjetin e braktisur. Gjatë kontrolleve, brenda këtij mjeti është gjetur 23 kilogramë lëndë narkotike e llojit hashash. Ndërsa, në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Veizi është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë e ftohtë . Policia bën të ditur, se materialet në ngarkim të të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.
Sigal