Berat, pranga 32-vjeçarit, plagosi me thikë dy persona

440
Sigal

Policia e Beratit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi akuzohet për plagosje.

Në pranga u vu Fatjon Toska, 32 vjeç, banues në lagjen “Barikada”, të Beratit.

“Arrestimi i tij u krye pasi në lagjen “Çlirim”, për motive të dobëta, goditi me mjet të mpreht shtetasit R.D, 23 vjeçe dhe G.D, 53 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”, saqaron poliocia.

Të dëmtuarit morën ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën.

Materialet  u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale, “Plagosja e lehtë me dashje”.