Berat, pranga 21-vjeçarit shiste hashash në shkollat e qytetit

523
Policia e Beratit ka arrestuar një 21-vjeçar pasi shpërndante hashash në ambientet e jashtme pranë shkollave të qytetit. I arrestuari është Alvaro Nallbani. “Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike Canabis Sattiva pranë ambjeteve të jashtme të shkollave.

Nga kontrolli fizik që ju ushtrua shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet dhe sekuestrua nje sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar Canabis Sattiva e ndarë në doza. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, bën të ditur policia e Beratit.
Sigal