Berat, nipat i vjedhin gjyshes kursimet e jetës, ndalohen nga policia

454
Dyshohet se kanë vjedhur lekët e gjyshes, Policia e Beratit ka ndaluar tre nipërit; E.L., 25 vjeç, M.L., 22 vjeç dhe D.L., 24 vjeç. Ngjarja ka ndodhur sot, në lagjen “30 vjetori”, Berat. Sipas policisë tre të ndaluarit dyshohet se janë futur në banesën e gjyshes në orën 03:00 të mëngjesit, duke marrë prej andej shumën prej 140 mijë lekësh të reja, para të cilat gjyshja i kishte kursyer prej kohësh. Denoncimi është bërë nga e moshuara. Pasa kallëzimit, grupi hetimor ndaloi tre të dyshuarit dhe u ka marrë në pyetje në lidhje me pretendimet e gjyshes. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sigal