Berat, makina përplas për vdekje të moshuarin, në pranga shoferja

413
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Berat. Burime nga policia bëjnë me dije se Luljeta Denollari, 49 vjeçe, banuese në Kuçovë, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz 200D”, me targa KV3357B, është përplasur me mjetin motoçikletë pa targa, me drejtues shtetasin N.Sh, 78 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.
Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor Fier-Berat, në vendin e quajtur servisi “Dy Vëllezërit” në Kutalli. I moshuari është dërguar me shpejtësi në spital, por ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në trup.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Për pasojë, drejtuesja e mjetit, Luljeta Denollari, është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sigal