Berat, kamioni përplas për vdekje 10 vjeçarin, arrestohet drejtuesi

56

BERAT – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Berat, ku një kamion ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Samatic ku kamioni me targa SK 1922 A ka përplasur 10 vjeçarin i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
 
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka arrestuar drejtuesin e kamionit I.Karamani 33 vjeç, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen plotë të ngjarjes. Deri më tani janë ende të paqarta arsyet e aksidentit të rëndë të cilat sollën edhe vdekjen e të miturit.