Berat, dëmtohen rrugët e kalldrëmta dhe zëvendësohen nga asfalti

506
Rruga e kalldrëmtë e lagjes “Kala” po dëmtohet nga dita në ditë dhe nuk është e vetmja që ndodhet në këtë gjendje. Berati është konsideruar si qyteti i bardhë për shkak të banesave të tij karakteristike, por dhe rrugicave të kalldrëmta, ndërtuar nga mjeshtrat e gurit. Por vitet e fundit rruga që të çon drejt lagjes muzeale “Kala” është dëmtuar së tepërmi dhe pjesë pjesë është zëvendësuar madje nga asfalti.
Banorët më të vjetër kujtojnë me nostalgji rrugët e kalldrëmta që dikur kanë qënë krenaria e Beratit.
Shtimi i mjeteve që qarkullojnë drejt lagjes muzeale, por dhe që furnizimin e dyqaneve që ndodhen në këtë rrugë, ka bërë që në shumë vende kalldrëmi të dëmtohet. Rruga nga hyrja e qytetit deri në lagjen “Kala” është pjesë e një projekti që përfshinë rrjetin e ujërave të larta, ndriçim dhe rikonstruksionin e kalldrëmit, por ende nuk është konkretizuar.
Sigal