Berat, asgjësohen 19 rrënjë kanabis, 2 në pranga, 1 procedim në gjendje të lirë

439
Policia e Beratit vijon operacionin antikanabis të koduar “Start 2015”, duke vënë në pranga dy persona, Ergys Petro, 21 vjeç, banues në Berat dhe Gjergji Shkurti , 54 vjeç, banues në Berat për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe ka proçeduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Jani Vruho” Berat ,efektivat e policisë kanë gjetur dhe asgjësuar 19 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa të cilat varionin nga 60-90 cm të larta, të mbjella nga personat e arrestuar.
Sigal