Berat, arrestohet hajduti i shpallur në kërkim

711
Policia e Beratit ka njoftuar arrestimin e një 30 vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim për vepren penale të vjedhjes. Në njoftimin e policisë së këtij qarku thuhet se: Më datë 20.01.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor: Artan Hidaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë në zbatim të ekzekutimit të vendimit penal Nr.15 datë 11.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Berat, e cila ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg” për Veprën Penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”
Sigal