Berat, Arrestohet 44 vjeçari për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

483
Policia e Beratit ka vënë në pranga një person me akuzën e kanosjes me armë për vdekje. Burime nga policia bëjnëvtë ditur se, Besnik Meta, 44 vjeç, banues në Berat, ka kanosur me armë automatike shtetasin M.Sh, 68 vjeç, banues në Berat, pas një konflikti për motive të dobëta.
Po ashtu Besnik Meta ka qënë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje si dhe është proçeduar në gjëndje të lirë për kanosje.
Nga kontrolli i ushtruar nga efektivët e policisë Berat iu gjetë dhe iu sekuestrua në cilësinë e provave materiale: 2 (dy) automatik, model 56 ,kalibër 7.62 mm, 19( nëntëmbëdhjetë) fishek model 56, kalibër 7.62 mm.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtej pa leje.
Sigal