Berat – Arrestohet 37-vjeçari, në banesë iu sekuestrua një automatik dhe drogë

467
Një 37-vjeçar nga Berati është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banësë iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, 250 fishekë, 4 krëhra dhe një sasi prej 250 gram kanabis.

Policia sqaron se : Nga një telefonat e marrë, jemi njoftuar se në banesën e shtetasit Klodjan Lato 37 vjeç është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Berat, në ngarkim të shtetasit Klodjan Lato për veprat penale, “Prishja e qetësisë publike”, ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet, 274, 283, 278 dhe 279 të Kodit Penal.
Sigal