Berat, arrestohen 4 persona, qëlluan me armë në ajër

544
Kanë qëlluar në ajër me armë zjarri tip kallashnikov, arrestohen 4 të rinj në Berat. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit, Florjan Qato, 25 vjeç, Sajmir Qato, 27 vjeç, Briken Qato, 24 vjeç dhe Elton Qato, 19 vjeç, banues në Roshnik.
Në vendin e quajtur “Kthesa e Roshnikut”, Berat, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri tip kallashnikov dhe 33 gëzhoja. Materialet i kalojnë Prokurorisë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” dhe “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim”.
Sigal