Benzi përplaset me kamionin në rrugën Laç-Mamurras, një i plagosur

428
Sigal

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit, shtetasi me iniciale S.T, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Ja njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Laç- Mamurras, në fshatin Gjormë, mjeti tip Benz me  drejtues shtetasin S.T, 57 vjeç, banues në Kurbin është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin M.L.,37 vjeç, banues në Kurbin.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi  S.T., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.