“Benz-i” përfundon poshtë trailerit, udhëtarët me çarje të thella në trup

453
Një aksident me pasoja të lehta në njerëz ka ndodhur disa minuta më parë hyrje të qytetit të Librazhdit.
Një makinë e tipit “Benz” në ngjyrë gri me targa “TR 1946 R” ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe dhe ka humbur kontrollin duke goditur si fillim parmakët e një karburanti në krahun tjetër të karrexhatës, duke përfunduar kështu poshtë një traileri me targa turke “34 VA 2181” që gjendej në karburant.
Brenda Benzit gjendeshin 4 persona, 3 prej të cilave femra dhe një burrë rreth të 60-tave i cili ishte drejtuesi i automjetit.Dy prej grave që gjendeshin brenda në makinë pësuan çarje dhe shembje në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu shoferi i “Benz-it” pësoi dëmtime të lehta si çarje nëpër duar edhe fytyrë, por edhe ky i fundit gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Ambulanca u gjend menjëherë në vendngjarje dhe të plagosurit janë trasnportuar për në spitalin e Librazhdit.
Sigal