Bënin kërdinë në lokalet e dyqanet e Durrësit, goditet banda e hajdutëve minorenë, të gjithë 14-15 vjeç

480
Policia e Durrësit ka arritur të zbulojë dhe godasë një grup vjedhësish, të gjithë minorenë që ishin kthyer në makthin e pronarëve të lokaleve dhe marketeve në qytetin bregdetar. Të 4 autorët janë të moshave 14 dhe 15 vjeç.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Minoreni”.
Është goditur grupi që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit duke u proceduar penalisht katër shtetas, konkretisht:

• H.D., 15 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar; i dënuar më parë për vjedhje;
• A.A., 15 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar;
• E.Z., 14 vjeç banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë;
• E.XH., 14 vjeç, banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, i proceduar më parë për vjedhje.
Ndalimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor, pas një hetimi dy mujor, i veprimtarisë kriminale të mirë organizuar nga këto persona, të cilët duke përdorur si mënyrë hapjen e dyerve të duraluminit si dhe vetratave të xhamit me kaçavidë, vidhnin lekët e xhiros ditore që gjenin në sirtarë, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 25.05.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.V., ku kanë marrë 90 000 lekë.
2. Më datë 02.06.2017, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç., ku kanë marrë TV dhe kompjuterë lojërash Playstation.
3. Më datë 28.06.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases K.C., ku ka marrë 5 000 lekë.
4. Më datë 16.07.2017, në lagjen Nr.8, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit L.Z. ku kanë marrë 9 000 lekë.
5. Më datë 21.07.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanet e shtetasve S.J., N.K., dhe K.K., ku kanë 50 000 lekë dhe një aparat fotografik.
6. Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh. S. ku kanë marrë disa paketa cigare.
7. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetases S.Ç., ku kanë marrë 3 000 lekë.
8. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje farmacinë e shtetases T.S. ku kanë marrë 10 000 lekë.
9. Më datë 31.07.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I.E., ku kanë marrë 10 000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.
Sigal