Belsh, përmbyset një furgon me 30 nxënës, 2 të plagosur

478
Një autobus i cili transportonte rreth 30 nxënës të shkollës së mesme të Belshit është përmbysur mëngjesin e sotëm në aksin Drogot-Belsh. Në afërsi të fshatit Turbull mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Si pasojë kanë mbetur të lënduar disa nxënës, të cilët kanë marrë mjekim pranë qendrës shëndetësore të fshatit Kajan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksi rrugor në fjalë është tejet i dëmtuar, ndërsa situata është përkeqësuar për shkak të reshjeve intensive. Autobusi merrte nxënës nga fshatrat e Belshit për t’i transportuar drejt gjimnazit të këtij qyteti. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit tragjik.
Sigal