Belsh, ngordhin peshqit nga mbetjet e fabrikave të prodhimit të vajit

478
Ndotje katastrofike në dy nga liqenet karstike të Belshit. Fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit derdhin mbetjet në liqen duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore.
Në liqenin e quajtur “Gjoli i madh” ka ngordhur rreth 500 kuintal peshk. Peshku i dalë në sipërfaqe dhe era e rëndë rrezik për epidemi. Edhe pse situata mjedisore është mjaft e rënduar dhe ende nuk është marre asnjë masë.
Sigal