Belgjikë, shqiptari kapet me 15 kg kokainë në një hotel të Brukselit

53
Një 61 vjecar shqiptar është arrestuar në Belgjikë pasi është kapur me 15 kilogram kokainë në një hotel të Brukselit.
Mediat belge raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Bajram. M, i cili dyshohet si drejtues i një organizate kriminale shqiptare me veprimtari në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Ai është arrestuar nga policia bashkë me një 27 vjecar me inicialet Mark. N, në momentin që do të bëntë shkëmbimin e drogës.
Gjatë aksionit autoritetet belge kanë sekuestruar edhe një shumë prej 500 mijë eurosh me të cilat dyshohet se do paguhej lënda narkotike, por mediat thonë se blerësi ka arritur ti shpëtojë arrestimit duke u larguar nga hoteli përmes daljeve emergjente të hotelit.
Mediat belge raportojnë se 61 vjecari shqiptar përdorte një kafene në një zonë të populluar të Brukselit për të mbuluar aktivitetin illegal të trafikut të drogës dhe armëve. Për këto veprimtari ai ishte nën hetim prej gati dy vitesh.