Belgjika e akuzon për 3 vepra kriminale, kapet 27-vjeçari

458
Sigal

Është arrestuar në Kurbin një 27 vjeçar i cili kërkohej nga drejtësia belge.

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i kërkuar për llogari të drejtësisë belge në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë e në qytetet e tjera belge, ku si rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë, thotë policia.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kurbin

Finalizohet operacioni i koduar “Adriatiku”.

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i kërkuar për llogari të drejtësisë belge në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë e në qytetet e tjera belge, ku si rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.

Në vijim të këtij operacioni, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit, organizuan operacionin e koduar “Adriatiku”, për kapjen e një pjestari tjetër të organizatës kriminale i shpallur në kërkim nga drejtësia belge.

Në bazë te informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një punë të mirë organizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.04.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në ngarkim të tij “Vjedhje më shumë së njëherë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal” .