Bathore, eksplozivi ishte vendosur në banesën e Dritan Abazit

486
TIRANË- Një sasi eksplozivi është vendosur dhe ka shpërthyer në murin rrethues të një shtëpie në Bathore, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shpërthimi i lëndës plasësë nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Shtëpia në të cilën ishte vendosur eksplozivi ishte në pronësinë e Dritan Abazit, ndërkohë ende nuk dihet asgjë në lidhje me personat të cilët vendosën lëndën plasëse.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. 
Sigal